Sot hapet java e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll me dy takimet e para, në të cilat priten rivalitet dhe emocione në parket.
Përballja kryesore e ditës është ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, e planifikuar për në orën 17:00. Të dy ekipet synojnë të marrin pikët e plota në këtë sfidë që pritet të jetë shumë interesante.
Të lidhura
None found
Më pas, në orën 19:30, Rahoveci 029 do të jetë vendës përballë Borës. Formacioni prishtinas konsiderohet favorit për këtë takim, por vendasit do të përpiqen të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre për të siguruar një rezultat pozitiv.
Java e dhjetë do të vijojë të dielën me dy ndeshjet e tjera, ku bie në sy përballja Trepça – Bashkimi dhe dueli Vëllaznimi – Peja.






