Llapi i jep fund serisë negative në shtëpi, mposht thellë Vushtrrinë me rezultat 4-1

Skuadra e Llapit ka siguruar fitoren e parë të këtij sezoni në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke mposhtur Vushtrrinë me rezultatin e pastër 4-1 në takimin e javës së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Formacioni i drejtuar nga Tahir Batatina i dha fund një serie prej gjashtë humbjesh radhazi para tifozëve të vet, duke regjistruar kështu suksesin e parë si vendas në këtë edicion.

Të lidhura

None found

Në fraksionin e parë të lojës, vendasit u shfaqën më kërkues dhe dominuan lojën, duke krijuar disa mundësi dhe duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 20-të, kur Kevin D’Almeida e dërgoi topin në portë pas një pasimi të saktë nga Arbnor Ramadani, duke vendosur shifrat 1-0.

Pas pushimit mes pjesëve, loja u çel më shumë dhe të dy ekipet u angazhuan në sulm, por ishin llapjanët ata që u treguan më efikas, duke shënuar dy herë ndaj një goli të vushtrriasve.

Megjithatë, ishin mysafirët që gjetën i pari golin në këtë pjesë, kur Albijon Shurdhiqi barazoi shifrat në minutën e 60-të pas asistimit të Daut Maxhunit.

Reagimi i Llapit ishte i menjëhershëm: Fiton Ademi shënoi për 2-1 në minutën e 70-të me asist të D’Almeida, ndërsa Abdoulaye Yahaya e çoi rezultatin në 3-1 në minutën e 84-të pas një pasimi tjetër nga Ramadani, i cili më pas e vulosi fitoren nga pika e penalltisë për rezultatin final 4-1.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e nëntë me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa Vushtrria mbetet në fund të renditjes me vetëm tre pikë.

Në sfidën e radhës të javës së 14-të, llapjanët do të udhëtojnë për t’u përballur me Malishevën, ndërkohë që vushtrriasit do të presin Drenicën në shtëpi.


Shtuar më 21.11.2026 14:55

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet