Pse duhet ta aktivizoni kondicionerin e automjetit edhe në vjeshtë e dimër?

Zakonisht, kondicionerin e automjetit e ndezim kryesisht gjatë stinës së verës, sepse pa të do ta kishim shumë vështirë të duronim temperaturat gjithnjë në rritje dhe periudhat e gjata të vapës. Sidoqoftë, ky sistem ka një rol të rëndësishëm edhe në vjeshtë dhe në dimër.

Një nga dobitë e tij është se ndihmon në pastrimin e mjegullës nga xhamat e makinës, çka është thelbësore për sigurinë rrugore.

Të lidhura

None found

Po ashtu, një funksion tjetër kryesor i tij është ulja e lagështirës në brendësi të kabinës, gjë që pengon formimin e mykut dhe shumëzimin e baktereve në atë mjedis.

Përveç kësaj, përdorimi i kondicionerit në muajt e vjeshtës dhe të dimrit kontribuon në mirëmbajtjen e vetë pajisjes. Lëvizja e gazit dhe e vajit nëpër sistem ndihmon në lubrifikimin e komponentëve të tij.

Kështu shmanget tharja dhe plasaritja e guarnicioneve e pjesëve prej gome, ndërkohë që lubrifikohen edhe elementët lëvizës të sistemit.

Për këtë arsye, këshillohet që herë pas here, sapo të futeni në automjet, ta aktivizoni kondicionerin për disa minuta.

Megjithatë, kini kujdes: mos e ndizni kondicionerin kur temperaturat zbresin nën pesë gradë Celsius.

Në shumicën e makinave moderne, sistemi e ndalon vetë funksionimin e kondicionerit në temperatura të ulëta, sepse uji brenda tij mund të zgjerohet dhe të ngrijë.

Automjetet e reja zakonisht kanë sensorë temperature që parandalojnë ndezjen e kondicionerit kur jashtë është ftohtë. Ndërsa te makinat më të vjetra, është vetë shoferi ai që duhet ta mbajë parasysh këtë kufi.

Kështu që, sa herë që temperatura e ajrit është mbi pesë gradë Celsius, mund ta përdorni kondicionerin e veturës. Mjaftojnë vetëm pak minuta për të kontribuar si në shëndetin tuaj, ashtu edhe në gjendjen e pajisjes.


Shtuar më 21.11.2026 15:19

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet