• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapja e ngarkesës me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorët e AKU-t!

by A. Q
21/11/2026 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati i Përgjithshëm ka shqyrtuar përgjegjësitë e punonjësve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lidhur me procedurën e inspektimit të ngarkesës me mish derri me origjinë nga Brazili, të importuar nga subjekti KING-MIT.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, zhvillimit të seancave dëgjimore dhe vlerësimit të përgjegjësive individuale, Komisioni Disiplinor vendosi:

L.B., Inspektor Kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar pranë AKU-së, Durrës – masën disiplinore “Largim nga detyra”, për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit të ngarkesës, mosverifikimin e stabilimentit të autorizuar për eksport dhe të vërtetësisë së certifikatës, duke lejuar kalimin e ngarkesës në kundërshtim me kërkesat ligjore.

E.T., K.K. dhe M.G., inspektorë pranë Drejtorisë Rajonale të AKU-së, Fier – masën disiplinore “Largim nga detyra”, për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit, mosidentifikimin e të gjitha shkeljeve të konstatuara dhe vendosjen e një mase administrative jo proporcionale me natyrën dhe rëndësinë e shkeljeve.

Inspektorati i Përgjithshëm ka administruar dokumentacionin e përcjellë nga AKU-ja, ka kërkuar vlerësimin e përgjegjësive të punonjësve të përfshirë, ka ngritur Komisionin Disiplinor dhe ka zhvilluar dy seanca dëgjimore, përpara marrjes së vendimeve disiplinore.

Gjithashtu, për shkak të kompleksitetit të rastit dhe problematikave të konstatuara, Inspektori i Përgjithshëm ka urdhëruar verifikimin e ligjshmërisë së procedurave administrative të ndjekura nga Drejtoria e Përgjithëshme e AKU-së për importimin dhe inspektimin e ngarkesës, me qëllim shqyrtimin e plotë të dokumentacionit, veprimeve të kryera dhe përgjegjësive të strukturave të përfshira.

Inspektorati i Përgjithshëm tërheq vëmendjen e të gjithë Inspektorëve të AKU pranë PIK se nuk do të tolerojë asnjë pakujdesi, neglizhencë apo shkelje të procedurave dhe ligjit.

Siguria Ushqimore qëndron në krye të listës së prioriteteve, ndaj IP mbetet i vendosur në misionin e tij për të dekurajuar çdo formë të mosrespektimit të ligjit dhe shmangies së përgjegjësive, duke garantuar zbatimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kulturës së përgjegjshmërisë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapja e ngarkesës me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorët e AKU-t!

Kapja e ngarkesës me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen nga detyra 4 inspektorët e AKU-t!

November 21, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Të miturit në dhunë për shkak të krizës së identitetit! Psikologia: Dalin në protestë nga dëshira për vëmendje!

November 21, 2026
Shqipëria shkruan historinë në ski, Lara Colturi triumfon në Kupën e Botës!

Shqipëria shkruan historinë në ski, Lara Colturi triumfon në Kupën e Botës!

November 21, 2026
Ndjekësit virtualë të Berishës në ‘pikiatë’, vetëm 73 prej tyre e ndoqën gjatë bashkëbisedimit të tij sot me qytetarët në rrjetet sociale!

Ndjekësit virtualë të Berishës në ‘pikiatë’, vetëm 73 prej tyre e ndoqën gjatë bashkëbisedimit të tij sot me qytetarët në rrjetet sociale!

November 21, 2026
Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, policia krijon kordon dhe nuk e lejon bllokimin e rrugës!

Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, policia krijon kordon dhe nuk e lejon bllokimin e rrugës!

November 21, 2026
Berisha thërret tryezën opozitare dhe nxit përçarjen brenda PS: Spiropali e Veliaj u ndëshkuan pasi folën, të vijnë në ‘front’ e të tregojnë për Ramën!

Berisha thërret tryezën opozitare dhe nxit përçarjen brenda PS: Spiropali e Veliaj u ndëshkuan pasi folën, të vijnë në ‘front’ e të tregojnë për Ramën!

November 21, 2026
Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia blindon Rrugën e Durrësit

Nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, policia blindon Rrugën e Durrësit

November 21, 2026
Kapen me drogë pranë shkollave, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në hetim edhe një 22-vjeçar

Kapen me drogë pranë shkollave, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në hetim edhe një 22-vjeçar

November 21, 2026
FSHF hap thesin për kuqezinjtë, 500 mijë euro bonus pas ngjitjes në Ligën B të Nations League

FSHF hap thesin për kuqezinjtë, 500 mijë euro bonus pas ngjitjes në Ligën B të Nations League

November 21, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Meta: Ja pse Ramës i duhen edhe 100 vite që pensionistët shqiptarë të arrijnë nivelin mesatar të BE-së

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In