Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel, kreu i Parlamentit serb nuk merr pjesë

21 Nëntor 2026 | 15:50

Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që ai pati me të ngarkuarin me punë të delegacionit të BE-së në Beograd, Julian Vassallo.
Ky ishte takimi i parë i zhvilluar nga Çupiç me përfaqësues të BE pas mori mandatin si i pari i Kuvendit. Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor për të paralajmëruar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të theksojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet në një draft-deklaratë.
Dokumenti pritet të miratohet në përfundim të samitit që pritet të mbahet më 25 nëntor në Bruksel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

85 gra në Norvegji u mashtruan për 750 mijë euro, policia norvegjeze heton rrjetin që drejtohej nga Kosova

Policia norvegjeze është duke hetuar një rrjet të madh mashtrimi financiar në rajonin e Rogalandit, i cili dyshohet se drejtohej nga tre persona që qëndronin...
14:32 | 21/11/2026

“Qëndro i fortë baca Jakup”, qytetarët përshëndesin Krasniqin teksa niset për në Hagë (VIDEO)

Momenti kur Jakup Krasniqi përshëndetet me familjarët Mes lotësh e përqafimesh, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia e tij për t’u kthyer në Hagë Jakup Krasniqi...
13:06 | 21/11/2026

Jakup Krasniqi nis ditën e fundit të vizitës në familje, pritet të kthehet sot në Hagë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit...
09:58 | 21/11/2026