Man. City zhgënjen sërish, Fulham i Arbeloa bën surprizën në “Etihad” (video)

21 Nëntor 2026
15:46
Telesport
back button

Manchester City ka zhgënjyer sërish në Premier League. Pas tre humbjeve rresht, “Qytetarët” nuk kanë shkuar sot dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fulham, në sfidën e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 11-të.

Londinezët e drejtuar nga Alvaro Arbeloa kaluan të parët në avantazh. Pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 16-të dhe asistit të Oscar Bobb, ish-lojtar i Man. City, ishte Rodrigo Muniz që ndëshkoi Gigio Donnarumma-n me një goditje klasi brenda zonës. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për londinezët.

Barazimi i Man. City-t erdhi në minutën e 57-të, ku Elliot Anderson shënoi me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, sfida mbyllet 1-1. Man. City mbetet në vendin e tretë me 22 pikë, Fulham në vendin e 14-të me 11 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit