Pas tubimit të orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, qytetarët kanë dalë në marshim nëpër rrugët e kryeqytetit.
Pritet që grupi i protestuesve të lëvizë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa gjatë ecjes janë dëgjuar vazhdimisht parulla me karakter atdhetar.
Të lidhura
None found
Në kor, pjesëmarrësit brohorasin “Shqipërinë nuk e falim!”, ndërsa një tjetër thirrje e dëgjuar gjatë marshimit është “Më datë 28, Rama e di vetë”.
Studentët, qytetarët dhe anëtarë të shoqërisë civile vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar largimin e tij nga pushteti si një kërkesë të panegociueshme.








