Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit në protestë po ecin përgjatë rrugës Mine Preza, ndërsa gjatë marshimit kanë shoqëruar lëvizjen me thirrje patriotike.
“Shqipërinë nuk e falim!”, brohorasin njëzëri protestuesit, ndërsa një tjetër thirrje që është dëgjuar gjatë marshimit është: “Më datë 28, Rama e di vetë”.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si kërkesë të panegociueshme.
