Në poligonin e Bizës në Shqipëri, Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer gjuajtje reale me mortajën e kalibrit 120 mm, të sistemit Vuran.
Ky ushtrim u zhvillua nga bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake, me qëllim forcimin e aftësive operative të Komandës së Forcave Tokësore.
Të lidhura
None found
Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, e ndoqi nga afër veprimtarinë, i shoqëruar nga përfaqësues të FSK-së dhe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Gjatë kësaj stërvitjeje u vlerësua profesionalizmi i ushtarëve të FSK-së, respektimi i procedurave të sigurisë dhe aftësia në përdorimin e sistemit të mortajës 120 mm.








