Bardhi akuzon Ballukun për 69 mijë euro operacione plastike në Beverly Hills, Miami e Dubai: “E korruptuar, herët a vonë do të japë llogari”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë publike akuza të reja ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë të korruptuar nga koka te këmbët dhe duke pretenduar se ajo ka paguar rreth 69 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike.

Sipas Bardhit, Balluku i është nënshtruar këtyre ndërhyrjeve në klinikat e një kirurgu plastik me aktivitet ndërkombëtar në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano. Ai shpreh dyshime për burimin e parave dhe për mënyrën e deklarimit të shpenzimeve, duke i ndërlidhur këto pretendime edhe me pasuritë e zëvendëskryeministres, përfshirë dy vila që, sipas tij, kanë vlerën 1.8 milionë euro.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij publik, Bardhi shkruan se Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë dhe se ajo ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj.

Megjithatë, ai thekson se çështja nuk lidhet me pamjen e Belinda Ballukut, por me shumën e paguar për këto ndërhyrje, me mosdeklarimin e tyre dhe me origjinën e parave.

Bardhi pretendon se vetëm për rinovimin e fytyrës, zëvendëskryeministrja ka kryer ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Sipas tij, ajo është kliente e një kirurgu plastik të njohur ndërkombëtarisht, i cili ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me këtë vlerë.

Ai shton se Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, ashtu siç e përcakton ligji, dhe se e ka fshehur shumën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara me vlerë 1.8 milionë eurosh.

Për të bërë një krahasim, Bardhi thekson se me 69 mijë euro, aq sa Balluku paguan për operacione plastike, mund të paguhet pensioni mesatar i një pensionisti në qytet për rreth 29 vjet.

Sipas tij, SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk arrin t’i hetojë këto raste të rënda korrupsioni, sepse institucionit i kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën.

Në përfundim, Bardhi shprehet se Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK dhe mund të terrorizojë gjithë Partinë Socialiste, por nuk mund t’i fshihet së vërtetës që e ka të shkruar në ballë: ajo është e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet