Sipërmarrësi Asim Prengezaj, në një prononcim për gazetarin e News24, Klevin Muka, ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe qytetarëve, duke theksuar se kjo lëvizje duhet të mbetet e pastër, studentore dhe larg ndikimeve partiake.
Prengezaj u shpreh se qytetarët kanë dalë në shesh për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, ndërsa kritikoi sistemin politik të 35 viteve të fundit. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e arrestimeve të efektivëve të policisë, pavarësisht denoncimeve për dhunë ndaj protestuesve.
“Arsyeja pse shqiptarët kanë dalë në shesh, kanë dalë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. Jemi pro tyre dhe do t’i mbështesim. Ne kërkojmë që kjo lëvizje të jetë e pastër, studentore, jopartiake. Ne do ta mbështesim. Ne jemi kundër 35 viteve politikë. Kundër sistemit. Ky është ndryshimi ynë me Serbinë. Në Serbi ishte opozita krah popullit. Në Shqipëri jemi kundër sistemit. Po presim rastin e parë që nuk ka ardhur akoma, një polic i arrestuar për dhunën e bërë ndaj protestuesve. Janë bërë denoncime, por s’ka një rast të vetëm që të arrestohet një polic. Në rast se nuk ndodh deri më 28, policia duhet ta kuptojë se ka shqiptarët kundër. Presim arrestimet e para për policët që kanë abuzuar me detyrën. I gjithë kombi shqiptar do të mblidhet në Shqipëri më 28-29 nëntor.”, tha ai.
