Historike! Lara Colturi arrin fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës në ski. Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë triumfoi në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke lënë pas suedezen Sara Hektor.
Në moshën 20-vjeçare, Colturi merr kështu suksesin e parë pas nëntë podiumeve të siguruara më parë në këtë kompeticion. Por triumfi në Austri ka edhe një tjetër vlerë, pasi e ngjit skiatoren shqiptare në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës.
Ky ësthtë padyshim një moment historik jo vetëm për Colturin. Shqipëria përfaqësohet me një skiatore në krye të renditjes botërore.







