• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

by Lorenc Vangjeli
21/11/2026 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ndoshta është rastësi. Ndoshta jo! Ndoshta është një nga ato herët kur rastësia, për tekë e tallje, vesh kostumin e domosdoshmërisë për të ngatërruar naivët dhe budallenjtë. Por sido qoftë e vërteta, në harkun e më pak se 24 orëve, Belinda Balluku pësoi një sulm të dyfishtë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës i dërgoi një letër me shkrim dore nga burgu, kurse ish-kryetarja e Kuvendit e konsideroi atë si modelin më të keq të qeverisjes së Edi Ramës. Dy socialistët i bashkohen një liste shumë më të gjatë kolegësh në PS, që e konsiderojnë zonjën Balluku si shkaktare të problemeve të tyre.

Një listë në të cilën kryeson ish-zëvendëskryeministri tjetër socialist, Arben Ahmetaj dhe një numër mbresëlënës ministrash dhe personazhe të tjerë të dorës së dytë, që kanë ikur nga detyra po aq befasisht sa edhe janë emëruar. Rastësi apo jo, pa u mbushur 24 orë të tjera, meqë çdo aksion sjell reaksion, kundër familjarëve më të afërt të zonjës Spiropali u regjistrua një çështje penale në SPAK, kurse ndaj Veliajt u ushtrua kontroll jo rutinor në qeli.

Në letrën e tij Veliaj lëndoi sedrën kryeministrit duke i kujtuar thashethemin e preferuar të Tiranës se ish-zëvendësja e tij vazhdon t’i kontrollojë gjysmën e qeverisë. Kurse Spiropali, duke ruajtur megjithatë kryeministrin, e konsideroi Ballukun si qelizën Alfa të sëmundjes së partisë së saj. Sado të ndryshme këto qëndrime, ato janë si dy përrenj që bashkohen në të njëjtin lumë, rrjedha e të cilit është pothuaj e pamundur të kontrollohet më. Ato e nxorrën zonjën Balluku fiks aty ku ajo nuk donte ta shihte veten, në vitrinën e vëmendjes, Deri më tani, ndryshe nga gjithë socialistët e përballur me drejtësinë, zonja Balluku ka ndjekur strategji tjetër. Ajo ka zgjedhur të mbyllet në bunkerin e heshtjes për akuzat në ngarkim të saj. Për herë të fundit ka folur ditën që u nda nga vartësit e saj të përlotur në ministri duke u betuar që nuk kishte as vila dhe as 300 apartamente. Pastaj vetëm ka dëgjuar që të tjerët të flisnin pak apo aspak për të.

Edhe pse hallet e zonjës Balluku me drejtësinë kanë filluar pothuaj që tre vjet më parë, ajo çfarë po ndodhte me hetimet ndaj saj, ishte sekret publik në Tiranë. Madje edhe vetë opozita e përmendte sipas stinës dhe humorit, por rrallë e ka pasur target politik. deri në momentin kur në nëntor 2025, Sali Berisha aludoi se në protestat kundër Veliajt, Balluku kishte infiltruar njerëzit e saj.

Ky është sfond i të shkuarës, por tani diçka thelbësore ka ndryshuar në Tiranë. Prej shumë kohësh në një televizion dhe prej pak muajsh nga një televizion tjetër, Balluku është shndërruar në target të personalizuar. Me mbylljen e hetimeve, rëndimin e akuzave ndaj saj dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, por pa masë sigurie, me frikën se do të ketë fraksione të reja hetimesh, Balluku është mes shumë dilemash.

Ndroja më e madhe ushqehet nga paranoja logjike se diagnoza politike e Spiropalit dhe cfurku inatçor i Velliajt, mund të jenë të koordinuar e frymëzuar nga Rama dhe në interes të tij. Gjasat logjike që të ketë ndodhur kështu janë shumë modeste e ndoshta inekzistente, por është e qartë prej kohësh se kryeministri e konsideron një bela të shtuar hallin e Belës së tij. Një numër i paqartë deputetësh që ajo mund të kontrollojë në Kuvend dhe një rrjet i madh drejtorësh kyç që ajo ka nën hyqëm, janë së paku disa nga shkaqet e kokëdhembjes së zotit Rama. Të cilit i koka i dhemb gjithashtu nga dyshimi cfilitës nëse kujtimet e kohërave të lumtura, kur dikush bie në fatkeqësi, mund të kthehen edhe kundër atij vetë. Arben Ahmetaj ja ka kujtuar shpesh një gjë të tillë.

Ndroja tjetër i shkaktohet nga pasiguria se nëse ajo është kapur duke kryer gabimin klasik që njeh jurisprudenca penale: dikush që dyshohet për një krim, gjurmët më të thella i le jo në vendin e krimit, por në përpjekjen për t’i fshirë e fshehur ato. Pyetja torturuese është që në mos Balluku vetë, a kanë qenë njerëzit e saj mjaftueshëm të kujdesshëm për të mos krijuar gjurmë të tjera inkriminuese? Nga ato lloj gjurmësh, që në faturë të fundit, i shkojnë vetë Shefes për t’u paguar.

Zonja Balluku ka krijuar shumë armiq personale në 6-7 vitet që ajo qeverisi Shqipërinë si regjente e Ramës. Dy prej tyre, Ergys Agasi e Vlora Hyseni, janë ndroja e tretë e madhe e saj. Janë frika se ata mund të kenë përdorur kundër saj të njëjtin mjet që ajo vetë nuk ka i ka shpëtuar tundimit për ta përdorur ndaj kundërshtarëve të saj. Agasi ka qenë i fiksuar mbas përgjimit, kurse Hyseni kishte edhe logjistikën, edhe burimet njerëzoore, edhe motivin për të ndezur radarët mbi zonjën Balluku. Për më shumë, ekzistenca e këtyre përgjimeve do të ishte si një breshëri mitralozi në turmë: edhe pse në shenjestër mund të ketë qenë Balluku, thonë burime autoritare, “plumbat” qorrë mund të kenë goditur ministra, deputetë apo edhe njerëz të drejtësisë.

Domosdoshmëria është shpesh tekanjoze. Për të mos u shfaqur si e tillë, për të tallur naivët dhe budallenjtë, ajo shpesh vetëmaskohet nën xhaketën e rastësisë dhe pantallonat e teorive konspirative. Ndoshta ishte rastësia që i bëri bashkë Spiropalin e Veliajn, me Agasin e Hysenin në sfond kundër të njëjtit target. Ndoshta ishte rastësia që emri i zonjës Spiropali u përmend në një dosje të re të SPAK-ut pa u mbushur 24 orë nga intervista e saj dhe që qelia e Velliajt u kontrollua në të gdhirë, pa kaluar po 24 orë nga letra e tij. Por ndoshta edhe jo! Mund të jetë edhe një reaksion zinxhir i shkaqeve dhe pasojave dhe raportit mes tyre. Sido që të jetë e vërteta, kjo është një lojë, ku vetë Rama, lideri i padiskutueshëm të cilit socialistët ende i binden, por nuk arrin dot më t’i bindë si më parë, nuk i ka më të gjitha kartat në dorë. Loja e madhe tashmë sheh edhe përtej shtatit të tij të lartë, hijes së rëndë dhe shishes së thyer të ëngjëjve të munguar, shejtanbudallenjve pa ngjyrë, sirenave paralajmëruese dhe shtrigave të tij.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

November 21, 2026
Përmbyllet në Kalanë e Gjirokastrës Kampi i Restaurimit, Gonxhja: Rritja me 80% e buxhetit do mbështesë projektet e reja!

Përmbyllet në Kalanë e Gjirokastrës Kampi i Restaurimit, Gonxhja: Rritja me 80% e buxhetit do mbështesë projektet e reja!

November 21, 2026
Dita e Alfabetit/ Lideri i Lëvizjes Studentore në RMV, Mevlan Ademi takohet me Presidentin Begaj! Në fokus drejtat e shqiptarëve dhe Gjuha Shqipe

Dita e Alfabetit/ Lideri i Lëvizjes Studentore në RMV, Mevlan Ademi takohet me Presidentin Begaj! Në fokus drejtat e shqiptarëve dhe Gjuha Shqipe

November 21, 2026
Avioni luftarak amerikan u qëllua me raketë në Gjirin Persik? Reagon Komanda Qendrore e SHBA: Ja e vërteta

Avioni luftarak amerikan u qëllua me raketë në Gjirin Persik? Reagon Komanda Qendrore e SHBA: Ja e vërteta

November 21, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Do i shërbejmë zgjedhësve tanë”- Bashkia e Tiranës i përgjigjet Ramës: Dënojmë ndërhyrjet politike të Kryeministrit në kompetenca!

November 21, 2026
Kronikë malli e brengash që nuk na ndahen!

Kronika kthen kusure, nxjerr dekrete dhe lë detyra!

November 21, 2026
Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një person i plagosur dërgohet në spital!

Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, një person i plagosur dërgohet në spital!

November 21, 2026
BE propozon taksë për gjigantët e teknologjisë dhe shkurtime prej 200 miliardë eurosh në projektbuxhetin e ri!

BE propozon taksë për gjigantët e teknologjisë dhe shkurtime prej 200 miliardë eurosh në projektbuxhetin e ri!

November 21, 2026
Hoxha: Në një klimë pasigurie, Shqipëria paraqitet në OKB me angazhim të palëkundur

Buxheti 2027, 40 milionë euro për diplomacinë shqiptare! Ministri Hoxha: Nuk është shpenzim, por investim strategjik!

November 21, 2026
FOTO/ Protestuesit lënë Ministrinë e Arsimit, marshim drejt Kryeministrisë, mes tyre edhe Greta Thunberg! Tentojnë dhe Komisariatin nr. 3, Policia i ndalon

FOTO/ Protestuesit lënë Ministrinë e Arsimit, marshim drejt Kryeministrisë, mes tyre edhe Greta Thunberg! Tentojnë dhe Komisariatin nr. 3, Policia i ndalon

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In