Aksident fatal në Fier, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë

21 Nëntor 2026 | 16:57

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier–Seman.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 16:15, një automjet me drejtues një 61-vjeçar, me inicialet V. M., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një 80-vjeçar, me inicialet N. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta vijon në rrugët e Tiranës, qytetarët marshojnë nga “Myslym Shyri” drejt bulevardit

Pas qëndruan për rreth një orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, pas tyre janë vendosur forcat e...
16:46 | 21/11/2026

Qytetarë dhe studentë në protestë para Ministrisë së Arsimit, policia krijon kordon sigurie

Edhe këtë të shtunë po mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur disa qytetarë dhe studentë, në vijim të tubimeve të zhvilluara...
15:32 | 21/11/2026

Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së

Inspektorati i Përgjithshëm njofton se ka shkarkuar nga detyra 4 inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e inspektimit të...
15:04 | 21/11/2026