Trabzonspori i bën nderimin e veçantë Salahut, një rrugë merr emrin e yllit egjiptian
Mohamed Salah ka marrë një vlerësim të veçantë në Turqi, ku një rrugë në Yomra, pranë qytetit të Trabzonit, është emërtuar me emrin e yllit egjiptian.
Sulmuesi, i cili aktualisht aktivizohet me Trabzonsporin, ka fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij, duke u kthyer në një prej figurave më të dashura të klubit.
Nderimi i veçantë vjen si një dëshmi e dashurisë së madhe që banorët e Trabzonit kanë për futbollistin, ndërsa emri i tij tashmë do të jetë pjesë e një prej rrugëve të qytetit.

Sipas raportimeve nga mediat turke, ky gjest është i pazakontë duke treguar përmasat e admirimit që Salah gëzon te tifozët.
Një tjetër dëshmi se Mohamed Salah është kthyer në një idhull për fansat e Trabzonsporit, të cilët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur dashurinë për yllin e tyre.




