Kronikë
Makina del nga rruga në Gjirokastër, një i plagosur
Mbrëmjen e sotme një aksident rrugor është regjistruar në Gjirokastër ndërsa një automjet ka dalë nga rruga.
Aksidenti është regjistruar në segmentin Gjirokastër-Valare, pranë fshatit Valare. Ndërsa qarkullonte në rrugë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke lënë të plagosur një person.
I lënduari është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




