Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Pranë liqenit të Ujmanit vijon prishja e ndërtimeve pa leje, teksa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se ndërhyrje do të ketë edhe në Badovc e Batllavë.

Në një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegraf, ministrja Fitore Pacolli-Dalipi bëri të ditur se fokusi në këto dy liqene do të jetë te objektet në zonat sanitare, të cilat mbrojnë ujin e pijshëm.

Të lidhura

None found

Sipas ministres, ndërhyrjet në Ujman kanë filluar për shkak të rëndësisë që ka ky liqen për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevojat e industrisë. Ajo shtoi se procesi po zgjatet për shkak të numrit të objekteve dhe kontrolleve që duhet të kryhen përpara se të ndërhyhet.

Pacolli-Dalipi deklaroi se numri i objekteve pa leje është i lartë dhe se ato po shemben hap pas hapi, pasi duhet të respektohen procedurat ligjore. Sipas saj, në fillim kontrollohet se kujt i përket prona dhe në çfarë zone është ngritur ndërtesa.

Lidhur me pohimet se shembjet në Ujman po shënjestrojnë komunitetin serb, Pacolli-Dalipi u përgjigj se Ministria u ka komunikuar ambasadave dhe Zyrës së Bashkimit Evropian mënyrën e zhvillimit të procesit. Ajo theksoi se institucioni vepron sipas ligjeve në fuqi dhe nuk bën dallime.

Për Badovcin dhe Batllavën, Pacolli-Dalipi tha se ekzistojnë objekte që duhet të hiqen, sidomos në zonat sanitare. Këtë zonë ajo e cilësoi si brezin e parë mbrojtës të liqenit, ku ndërtimet dhe veprimtaritë që mund të ndikojnë në cilësinë e ujit janë të kufizuara.

Ministrja vuri në dukje se në zonën sanitare ndodhen edhe restorante dhe veprimtari të tjera. Sa i përket Batllavës, ajo sqaroi se për shkak të dendësisë së objekteve ndërhyrja është më e ndërlikuar dhe se Ministria e ka shqyrtuar tashmë dosjen për këtë zonë.

Si rast i një ndërhyrjeje që tashmë ka përfunduar, Pacolli-Dalipi përmendi Radoniqin. Ajo shpjegoi se atje procesi ishte më i thjeshtë për shkak se numri i objekteve pa leje ishte më i vogël. Në liqenin e Radoniqit sot nuk ka ndërtime ilegale, theksoi ajo.

Në të njëjtin podcast, ajo foli edhe për kohën kur pritet të fillojë ndërtimi i pesë digave të premtuara nga kryeministri Albin Kurti, si dhe nëse Qeveria po e pengon Komunën e Prishtinës në menaxhimin e mbeturinave.


Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet