Protesta e thirrur nga studentët po vijon në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë zgjedhur të marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit pas bllokimit të qarkullimit në disa akse kryesore. Policia ka vendosur kordone për të kufizuar lëvizjen, ndërsa marshimi deri tani ka qenë pa incidente të mëdha.
Fillimisht, protestuesit marshuan në Rrugën e Kavajës, por u ndalën nga një kordon policie, duke i detyruar të ndryshojnë drejtim dhe të kthehen drejt qendrës së Tiranës. Më parë, ata kishin bllokuar qarkullimin edhe në Rrugën e Durrësit.
Edhe pse fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e Partisë Socialiste, itinerari u modifikua gjatë rrugës. Gjatë lëvizjes, disa protestues i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave, duke shkaktuar dëme materiale.
