Kreu i klasifikimit në Serinë A nuk do të pësojë ndryshime. Në ndeshjen hapëse të kësa jave, Lazio nuk gaboi dhe iu imponua Lecces të cilën e mundi me rezultatin 3-0 duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve.

Ishte Lecce ajo që e nisi më mirë ndeshjen duke ushtruar presion ndaj bardhekaltërve, por skuadra e Gattusos u përgjigjën me lojën në zonë dhe goditjet standarde dhe në minutën e 25 morën avantazhin me Noslin që shfrytëzoi një krosim të Isaksen dhe me një gjuajtje me kokë i dha avantazhin Lazios. Në krahun tjetë Mandas në dy momente bëri ndërhyrje vendimtare ndaj N’Dri dhe Geubbels duke ruajtur avantazhin për Lazion.

Në fillimin e pjesës së dytë Lecce tentoi sërish ashtu si në pjesën e parë, por Lazio reagoi pas këtij momenti të vështirë dhe në minutën e 68, Noslin shënoi sërish për skuadrën e Gattusos duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe njëkohësisht duke plotësuar dygolëshin personal. Ai që vulosi përfundimtare 3-0 të Lazios ishte Frattesi me një parabolë në hyrje të zonës në minutën e 89.

Bardhekaltrit shënuan edhe golin e katërt në minutat shtesë, por që iu anulua. Por kjo pak rëndësi ka se ndeshja u mbyll 3-0 me Lazion që shënoi fitoren e 10 duke u shfaqur gjithnjë e më solide. Ndërsa Lecce mbetet me 10 pikë dhe është në vështirësi të mëdha me skuadrën salentine që ka fituar vetëm 1 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Top Channel