Lajmi i fundit

Rama jepe dorëheqjen! Protesta vijon para kryeministrisë

Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel, kreu i Parlamentit serb nuk merr pjesë

Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel, kreu i Parlamentit serb nuk merr pjesë

17:36, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

Kjo u bë e ditur pas një takimi që ai pati me të ngarkuarin me punë të delegacionit të BE-së në Beograd, Julian Vassallo.

Ky ishte takimi i parë i zhvilluar nga Çupiç me përfaqësues të BE pas mori mandatin si i pari i Kuvendit. Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor për të paralajmëruar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të theksojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet në një draft-deklaratë.

Dokumenti pritet të miratohet në përfundim të samitit që pritet të mbahet më 25 nëntor në Bruksel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco