Borussia Dortmund ka marrë një triumf me peshë në Bundesligë, duke mposhtur Borussia Mönchengladbach me rezultatin 1-0.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, ishte mesfushori Felix Nmecha ai që u shfaq si vendimtar. Në minutën e 80-të, futbollisti gjerman dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e verdhezinjve.

Një gol jetik për Dortmundin, që arrin të sigurojë tri pikët në një transfertë të vështirë, falë një realizimi në minutat e fundit të takimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb