Lajme

Si po lëvizin çmimet e apartamenteve në Tiranë/ Ish-Blloku zona më e shtrenjtë, ja ku gjenden banesat më të lira

Ndertime shume kateshe qe po ngrihen ne qender te Tiranes. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi. /r/n/r/nHigh buildings in the center of Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.

Blloku vijon të jetë zona më e shtrenjtë në Tiranë për të marrë një apartament me qira apo për të blerë një pronë, ndërsa Yzberishti rezulton ndër zonat më të lira për qira dhe Unaza e Re për blerje. Të dhënat dalin nga një raport i publikuar nga platforma Metaprona, i cili analizon çmimet e apartamenteve në kryeqytet sipas lagjeve, bazuar në 35.414 njoftime aktive për shitje dhe qira.

Sipas raportit, qiraja mediane në Tiranë është 700 euro në muaj. Në varësi të madhësisë së apartamentit, një banesë 1+1 jepet me një çmim median prej 600 eurosh, një 2+1 kushton 720 euro në muaj, ndërsa për një apartament 3+1 qiraja mediane arrin në 913 euro.

Sa i përket zonave, Blloku kryeson listën me një qira mediane prej 850 eurosh në muaj. Në krahun tjetër, Yzberishti është zona më e lirë, me një mesatare mediane prej 508 eurosh. Diferenca mes dy zonave arrin në rreth 67%.

Edhe në tregun e shitjeve, Blloku mban vendin e parë për çmimet e apartamenteve. Sipas të dhënave të Metaprona, çmimi median i shitjes në Tiranë është 2.000 euro për metër katror, ndërsa në Bllok arrin në 3.333 euro/m². Në fund të listës renditet Unaza e Re, ku çmimi median është 1.598 euro për metër katror.

Një tjetër tregues që del nga raporti është kostoja e blerjes së një apartamenti. Çmimi median i një banese në Tiranë arrin në rreth 170 mijë euro, shumë që, sipas përllogaritjeve të raportit, është e barabartë me 20 vite qira me çmimet aktuale.

Të dhënat janë përllogaritur mbi njoftimet aktive në treg dhe pasqyrojnë çmimet e kërkuara nga shitësit dhe qiradhënësit, jo vlerat përfundimtare me të cilat janë realizuar kontratat. Raporti përfshin 20.060 njoftime për shitje dhe 15.354 për qira, ndërsa çmimet përditësohen çdo ditë.

©Shqip.com