• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

by A. Q
21/11/2026 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në favor të ndryshimit rrënjësor të doktrinës bërthamore të Iranit, pasi anëtarësimi në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk e parandaloi sulmin ndaj objekteve bërthamore të vendit. Megjithatë, ai këmbënguli se qëndrimi zyrtar i Teheranit nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë të publikuar më 21 nëntor në të përditshmen qeveritare, Iran, Araqchi e cilësoi debatin zgjeruar mes elitës politike iraniane për doktrinën bërthamore si “serioz dhe strategjik”, duke thënë se të dyja palët kanë argumente të forta.

Prej disa muajsh, zyrtarë të lartë të sigurisë dhe ligjvënës të linjës së ashpër po bëjnë thirrje haptazi që Irani jo vetëm të tërhiqet nga NPT-ja, por edhe të zhvillojë kapacitete bërthamore për parandalim.

NPT-ja, që hyri në fuqi më 1970, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, duke nxitur njëkohësisht përdorimin paqësor të energjisë bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Si shtet anëtar që nuk zotëron armë bërthamore, Irani është ligjërisht i detyruar të mos prodhojë dhe as të sigurojë armë të tilla. Megjithatë, ai gëzon të drejtën për ta zhvilluar energjinë bërthamore për qëllime paqësore.

Sipas Aragchit, përkrahësit e ndryshimit të doktrinës bërthamore të Iranit argumentojnë se anëtarësimi në NPT, masat mbikëqyrëse të IAEA-së dhe mekanizmat e tjerë të mbikëqyrjes nuk i parandaluan sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane. Megjithatë, ai shtoi se largimi nga kuadri i tanishëm “nuk do të kalonte pa pasoja të ndërlikuara”.

“Deri në këtë moment, doktrina jonë nuk ka ndryshuar dhe qëndrimet tona zyrtare mbeten të njëjta”, tha Aragchi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

November 21, 2026
“Ditë historike për sportin shqiptar!”- Kryeministri Rama përshëndet triumfin historik të skiatores Lara Colturit: Na bën krenarë të gjithëve!

“Ditë historike për sportin shqiptar!”- Kryeministri Rama përshëndet triumfin historik të skiatores Lara Colturit: Na bën krenarë të gjithëve!

November 21, 2026
Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave rrugëve të Tiranës, aktivistja Greta Thunberg bën “spektatoren”!

Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave rrugëve të Tiranës, aktivistja Greta Thunberg bën “spektatoren”!

November 21, 2026
Rrugorja e Korçës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave!

Rrugorja e Korçës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave!

November 21, 2026
Dy gabime në një ditë

Dy gabime në një ditë

November 21, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

Sulm kibernetik në Norvegji, hakerët godasin sistemin kombëtar të identifikimit

November 21, 2026
Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja!

Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja!

November 21, 2026
Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës përfundon në bulevard, mblidhen para Kryeministrisë!

Marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës përfundon në bulevard, mblidhen para Kryeministrisë!

November 21, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

A mund ta lënë socialistët më në fund pas Tiranën e viteve 2000?

November 21, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Zelensky paralajmëron Putin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë! Askush në botë s’do i njohë ato territore si të Rusisë!

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In