Qytetarja ngre alarmin për shitjen e hashashit pas “Big Market” në mes të Tiranës
Një qytetare i është drejtuar redaksisë së Publik.al për të denoncuar një shqetësim që, sipas saj, po përsëritet në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, në pjesën e pasme të një prej marketeve të zonës, Big Market.
Në mesazhin e mbërritur në redaksi, qytetarja pretendon se në këtë hapësirë shpërndahet dhe shitet hashash, ndërsa situata është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët dhe personat që frekuentojnë zonën.
Ajo thotë se raste të tilla i ka konstatuar herë pas here dhe se prania e personave që, sipas denoncimit, merren me shitjen e lëndëve narkotike, po vështirëson edhe kalimin e qytetarëve në atë pjesë të rrugës.
“Jam një qytetare dhe herë pas here shoh që shpërndajnë hashash mu mbrapa Big Market. Nuk kalojmë dot, sepse është bërë si dyqan. Shesin dhe na shqetësojnë shumë. Ju lutem, merrni masa”, shkruan denoncuesja.
Përmes këtij denoncimi, qytetarja kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për të verifikuar situatën e pretenduar dhe për të marrë masat përkatëse, nëse konstatohen shkelje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



