Pavarësisht dyshimeve të Flick, Barcelona bën lëvizjen e parë konkrete për të forcuar qendrën e mbrojtjes

21 Nëntor 2026
18:33
Telesport
back button

Tashmë dihet që Barcelona do të afrojë me patjetër një qendërmbrojtës të sprovuar gjatë verës së ardhshme. Drejtuesit e klubit katalanas kanë zgjedhur përfundimisht Alessandro Bastoni-n.

Pavarësisht dyshimeve të trajnerit Hansi Flick i cili nuk është i sigurt nëse Bastoni do të përshtatet siç duhet në skemën e tij të preferuar me katër mbrojtës, drejtuesit e klubit katalanas kanë planifikuar takime zyrtare me përfaqësuësit e Interit dhe të vetë lojtarit, bëjnë të ditur Matteo Moretto dhe Sky Sports.

Në anën tjetër, drejtuesit e Interit janë të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mos lejuar largimin e Bastoni-t gjatë verës së ardhshme për një shifër jo më pak se 70 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit