Analisti Basir Çollaku, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 foli për dosjen e Ergys Agasit.

Çollaku tha se për të, kjo dosje, që ka shumë çështje, është krim ndërkombëtar.

Sipas tij, për dosjen e Ergys Agasit, Edi Rama duhet që të dëshmojë. Çollaku nënvizon se mosthirrja e kryeministrit Rama pengon drejtësinë.

Basir Çollaku: Dosja e Agasit për mua është krim ndërkombëtar.

Aty kemi SHISH-in, kemi Policinë e Shtetit, drejtuesit e secilës ishin pjesë e organizatës së tij kriminale.

AKSH-i pastaj ka të tjerë emra drejtuesish, kemi një institucion shtetëror organizatë kriminale. Kush i emëronte dhe i propozonte drejtuesit e institucioneve si të AKSHI-t, te SHISH-i? Janë njerëz të zgjedhur nga kryeministri, por pa filtër sigurie. Kanë cenuar sigurinë kombëtare, nuk kanë lënë gjë pa cenuar aty.

Prokurori nuk e mbyll dot këtë dosje, pa thirrur Ramën të dëshmojë. Mosthirrja e kryeministrit pengon drejtësinë. Nuk e mbyll dot as dosjen e SHISH, as të AKSHI, as të inceneratorëve, as termocentralet e Vlorës të energjisë ku jepen miliona pa fund, as aeroportin e Vlorës nuk e mbyll dot.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: