Dy shtetas shqiptarë, Aleksandër Çela, 26 vjeç, dhe Denis Horeshka, 30 vjeç, janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u kapën në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në qytetin e Swansea-s.

Gjatë një operacioni policor në një ndërtesë në zonën Strand, autoritetet zbuluan mbi 900 bimë kanabisi, të cilat ishin në fazën përfundimtare të kultivimit dhe gati për t’u korrur.

Sipas policisë, dy shqiptarët u arrestuan më 8 maj, gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e ndërtesës me urdhër të autoriteteve.

Bastisja zbuloi një aktivitet të konsiderueshëm të kultivimit të lëndëve narkotike. Përveç më shumë se 900 bimëve të kanabisit, efektivët sekuestruan edhe pajisjet që përdoreshin për funksionimin e fabrikës.