Sport

Lara Colturi e para në Kupën e Botës në ski alpine, reagon Rama: Një ditë historike për sportin shqiptar

Lara Colturi ka fituar garën e Slalomit në Kupën e Botës në ski alpine, të zhvilluar në Gurgl të Austrisë, duke i dhuruar Shqipërisë suksesin e parë në historinë e këtij kompeticioni.

Pas triumfit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka përgëzuar skiatoren shqiptare për arritjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë rezultat si një ditë historike për sportin shqiptar.

“Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine🇦🇱🥇 Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në slalomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine🏔️ Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve“, shkruan Rama krahas fotove.

Pavarësisht kushteve jo optimale atmosferike, ku vizibiliteti i pistës ishte vështirë në fazat e para të garës, Lara Colturi arriti të përshkojë pistën me kohën 51 sekonda e 94 të qintat, një kohë fantastike kjo, ku më mirë se ajo bëri vetëm Anna Sëenn Larsson me skiatoren kuqezi që la pas emra si Paula Moltzan, Emma Aicher apo Camille Rast.

Edhe zbritja e dytë ishte e jashtëzakonshme për Lara Colturin, teksa realizoi kohën 53 sekonda e 53 të qintat për të shënuar kohën totale 1 minutë 45 sekonda e 47 të qintat që i dha edhe fitoren e parë Lara Colturit por edhe te gjithe skive shqiptare. Sara Hector u rendit në vendin e dytë e ndjekur nga Anna Sëenn Larsson në të tretin.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.