Protesta para ministrisë së Arsimit, policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës


Studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë grumbulluar në trotuar, ndërsa përballë tyre është pozicionuar policia, e cila ka krijuar një kordon për të penguar bllokimin e rrugës.
Pavarësisht protestës, qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Durrësit vijon normalisht. Policia është vendosur mes protestuesve dhe rrugës, duke mos lejuar që tubimi të shtrihet në aksin rrugor.
360grade.al



















