Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve.

Një Tiranë me standardet e një kryeqyteti europian, ku zhvillimi ndihet në jetën e çdo familjeje, është synimi që Ervin Demo shpreh për vitin 2030 në fjalën e tij në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste të Tiranës.

Demo e cilëson Tiranën shtëpi të të gjithë shqiptarëve dhe thekson se njerëzit që kanë ndërtuar jetën në kryeqytet duhet të kenë zërin e tyre në vendimet për të ardhmen e tij.“Tirana është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Njerëz nga çdo krahinë kanë ndërtuar jetën këtu, kanë rritur fëmijët dhe kanë investuar punën e ëndrrat e tyre në këtë qytet. Secili meriton të ketë zërin e vet në vendimet për të ardhmen e Tiranës”, shprehet ai.
Duke përcaktuar synimin për vitin 2030, Demo e lidh zhvillimin e kryeqytetit me cilësinë e shërbimeve publike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Synimi ynë për vitin 2030 është një Tiranë me standardet e një kryeqyteti europian, ku zhvillimi ndihet në jetën e çdo familjeje: në shërbimet publike, në lagjen ku banon dhe në mundësitë që kanë fëmijët e saj”, thekson Demo.

Për realizimin e këtij synimi, ai kërkon përfshirje më të gjerë të komuniteteve dhe hapësira për kontributin e qytetarëve. Demo nënvizon angazhimin e përbashkët me Albana Koçiun, Ogerta Manastirlliu, deputetët dhe strukturat e Partisë Socialiste për të qenë çdo ditë pranë njerëzve, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndjekur zgjidhjen e tyre.

“Për Tiranën e të gjithëve. Për kryeqytetin europian të vitit 2030”, përfundon mesazhi i tij.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri