Ka përfunduar protesta e 175-të e thirrur nga studentët në Tiranë.
Grumbullimi nisi rreth orës 14:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit shpalosën një banderolë të madhe me mesazhin “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”.
Nuk munguan as aktet simbolike, ku disa prej pjesëmarrësve i vunë flakën fotografisë së kreut të qeverisë të vendosur në kangjellat e Ministrisë.
Protestuesit marshuan në disa rrugë të kryeqytetit, ndërsa gjatë tubimit u shënuan incidente me djegien e disa kazanëve të mbeturinave. Policia vendosi kordone në disa akse për të kufizuar lëvizjen e turmës, e cila në përfundim u pozicionua pranë Kryeministrisë.
Protestuesit e nisën marshimin në Rrugën e Durrësit, ku bllokuan qarkullimin e automjeteve pranë Ministrisë së Arsimit. Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e Partisë Socialiste, por itinerari ndryshoi gjatë zhvillimit të protestës.
Më pas, turma vijoi marshimin në Rrugën e Kavajës, ku u përball me një kordon policie që i pengoi avancimin. Pas bllokimit nga efektivët, protestuesit ndryshuan drejtim dhe u kthyen drejt qendrës së Tiranës.
Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit u vunë flakën disa kazanëve të mbeturinave, duke shënuar incidentet e raportuara gjatë tubimit.