“Lëreni çunin, maskarenj”, Policia hyn në lokale dhe shoqëron me forcë protestuesit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.11.2026, 20:13

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, tensionet mes protestuesve dhe Policisë janë zhvendosur edhe në ambientet pranë Kullave Binjake, ku efektivët kanë ndërhyrë duke hyrë në lokale dhe duke shoqëruar qytetarë me forcë.

Sipas raportimeve, punonjësit e Policisë kanë hyrë në disa ambiente ku ndodheshin qytetarë dhe kanë ndërhyrë për të shoqëruar persona, duke përdorur edhe forcën fizike.

Gjatë këtyre momenteve, qytetarë të tjerë të pranishëm kanë reaguar kundër veprimeve të efektivëve, duke dëgjuar thirrjet: “Lëreni çunin” dhe “Maskarenj”.

Ndërhyrja ka shkaktuar reagime mes personave që ndodheshin në zonë, ndërsa pamjet e këtij momenti tregojnë tensionin e krijuar gjatë shoqërimeve.

Protesta e sotme kundër qeverisë nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe vijoi me marshimin e qytetarëve në disa rrugë të kryeqytetit, përpara se një pjesë e tyre të riktheheshin në zonën e Kryeministrisë.

E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese. Çdo ndërhyrje e Policisë ndaj qytetarëve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të respektojë dinjitetin dhe të drejtat e tyre, pavarësisht rrethanave të tubimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit