Një batutë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mjaftuar për ta vënë atë në qendër të kritikave. Shkak është bërë një video në rrjete sociale, ku Mitsotakis u sugjeron të rinjve t’u kërkojnë gjyshërve si dhuratë për Krishtlindje videolojën e njohur GTA 6, e cila është shitur me shpejtësi në mbarë botën. Por, opozita e ka kryqëzuar, me pretendimin se loja në fjalë lejohet vetëm për të rriturit mbi moshën 18 vjeç, pasi përmbante , vrasje, drogë, përmbajtje seksuale dhe gjuhë fyese. Megjithatë, Qëllimi kryesor I videos së Mitstakis ishte promovimi i ndihmës financiare prej 400 eurosh që qeveria greke u jep pensionistëve mbi 65 vjeç, duke sugjeruar se ata do të kenë mundësi t’u blejnë edhe një dhuratë shtesë nipërve. Por, opozita ka kundërshtuar, duke theksuar se nuk mund të përdorë një lojë të tillë vetëm për qëllime viraliteti dhe propagande. Jehona e kësaj videove i ka kaluar kufinjtë e Greqisë, duke u trajtuar edhe nga mediat ndërkombëtare.