Rikthimi në BE fiton terren në Britani: 512 nga 632 zona zgjedhore tani e mbështesin

Një anketim i ri ka zbuluar se qëndrimi i britanikëve ndaj Brexit-it ka pësuar një kthesë të dukshme. Sipas të dhënave të cituara nga The Guardian, katër në çdo pesë zona elektorale të Mbretërisë së Bashkuar tashmë shprehen pro rikthimit në Bashkimin Evropian.

Nga 632 zona zgjedhore që u përfshinë në analizë, 512 favorizojnë rikthimin në BE, 73 duan të mbeten jashtë dhe 47 janë ende të pavendosura. Ky rezultat pasqyron një ndryshim të theksuar të opinionit publik krahasuar me referendumin e vitit 2016.

Të lidhura

None found

Veçanërisht domethënës është fakti se 274 prej 394 zonave që në vitin 2016 votuan për largimin nga BE-ja, sot mbështesin rikthimin.

Ndër këto zona përfshihet edhe Makerfield, zona elektorale e Andy Burham, ku dy të tretat e votuesve kishin zgjedhur më parë daljen nga Bashkimi Evropian.

Sondazhin e kreu kompania Fortius Global, e themeluar nga Jim Messina, ish-këshilltar për sondazhe i Barack Obamës. Llogaritjet tregojnë se mbështetja për rikthimin arrin në 58.3% në Angli, 68.9% në Skoci dhe 57.9% në Uells.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se edhe në zonat që përfaqësohen nga ministra të kabinetit qeveritar, përkrahja për rikthimin po rritet. Ndërkohë, kryeministri ka thënë se synon të ndërtojë marrëdhënie sa më të afërta me Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë vjen pas një marrëveshjeje të re për lëvizjen e të rinjve dhe eksportet e produkteve ushqimore, e cila u arrit në Bruksel.


Shtuar më 21.11.2026 20:25

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet