Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hoxha: Shqipja ADN-ja e identitetit tonë, synojmë ta dëgjojmë edhe si gjuhë zyrtare në BE

    Britanikët “ndërrojnë mendje”! Sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore

    Golemi ankohet për tym e erë, banorët: Fabrikat e peletit ndotin ajrin dhe ujin e kanaleve kulluese

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hoxha: Shqipja ADN-ja e identitetit tonë, synojmë ta dëgjojmë edhe si gjuhë zyrtare në BE
    Politike

    Hoxha: Shqipja ADN-ja e identitetit tonë, synojmë ta dëgjojmë edhe si gjuhë zyrtare në BE

    November 21, 2026

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë sot në aktivitetin “Foli Shqip”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, në kuadër të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

    Në këtë aktivitet morën pjesë Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja si dhe pjesëmarrës nga Forumi Rinor Mbarëkombëtar.

    Këtij takimi iu bashkuan 160 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të bashkuar nga angazhimi për ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe te brezat e ardhshëm.

    Hoxha vlerësoi rëndësinë e gjuhës si element themelor të identitetit kombëtar dhe si një urë bashkimi mes shqiptarëve kudo ku jetojnë.

    “Shqipja është ADN-ja e identitetit tonë: rrënja që na mban dhe ura që na bashkon, kudo ku jetojnë shqiptarët”, u shpreh ministri.

    Duke kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, Hoxha theksoi se njësimi i alfabetit i dha kombit shqiptar një zë të përbashkët, ndërsa sot përgjegjësia është që kjo trashëgimi të ruhet, të zhvillohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm.

    Ai nënvizoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme për mësuesit e gjuhës shqipe në Shqipëri, rajon dhe diasporë, përmes teksteve cilësore, trajnimeve dhe platformave digjitale.

    Në vijim, kryediplomati e lidhi promovimin e gjuhës shqipe edhe me perspektivën evropiane të vendit, duke theksuar synimin që ajo të marrë statusin e gjuhës zyrtare në institucionet e Bashkimit Evropian.

    “Amaneti i të parëve ishte ta ruajmë gjuhën e ta trashëgojmë. Angazhimi ynë sot shkon më tej: me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqipja të kumbojë në Bruksel, përkrah gjuhëve të tjera zyrtare të Europës”, deklaroi Hoxha.

    Në përfundim, ministri i Jashtëm përcolli mesazhin se gjuha shqipe kapërcen kufijtë shtetërorë, duke bashkuar shqiptarët në të gjithë botën: “Shteti ka kufij. Shqipja nuk ka!”.

    Ferit Hoxha ministri shqipja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hoxha: Shqipja ADN-ja e identitetit tonë, synojmë ta dëgjojmë edhe si gjuhë zyrtare në BE

    November 21, 2026

    Britanikët “ndërrojnë mendje”! Sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore

    November 21, 2026

    Golemi ankohet për tym e erë, banorët: Fabrikat e peletit ndotin ajrin dhe ujin e kanaleve kulluese

    November 21, 2026

    Planet kundër përmbytjeve, Qeveria përgatit strategjinë kombëtare për hartat e rrezikut dhe basenet lumore

    November 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    11/22: Data simbolike që mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave për këto 5 shenja

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.