‘Poker’ golash nga Malen, Roma ‘i jep shuplakë’ Parmës në Serie A Vllaznia mori një fitore me peshë në sfidën e javës së 12 të Kategorisë Superiore.
Skuadra shkodrane iu imponua Partizanit në Arenën Kombëtare duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0, një sukses ky që iu dha mundësinë kuqebluve të shkojnë në kuotën e 15 pikëve duke iu larguar fundit të klasifikimit.
Edhe pse Partizani u shfaq më kërkues në fushën e lojës, ishte Vllaznia ajo që i shfrytëzoi më mirë mundësitë që iu dhanë, sic ishte ai i minutës së 57 në pjesën e dytë kur fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Bekim Balaj për të cuar rezultatin në 1-0.
Në minutën e 76 Vllaznia mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Nëokporo, megjithatë skuadra shkodrane diti të ruajë avantazhin e krijuar deri në fund të takimit duke marrë 3 pikë shumë të çmuara për ecurinë e saj në kampionat dhe duke e lënë Partizanin në vendin e fundit të klasifikimit.
Top Channel