Arsenali nuk diti të përfitojë nga hapi tjetër fals i Manchester City dhe ashtu si Citizens, doli me vetëm 1 pikë nga fusha e lojës në ndeshjen e tij me Newcastle.

Në St. James Park sfida mes Magpies dhe Topçinjve u mbyll me barazimin 2-2 dhe diferenca me Manchester City e Brightonin mbetet 6 pikë, me këtë të fundit që ka mundësinë ta shkurtojë atë në sfidën e kësaj të diele ndaj Hull City.

Arsenali qarkulloi topin për pjesën më të madhe të kohës në pjesën e parë dhe krijoi shanse me Madueke dhe Bruno Guimaraes. Në minutën e 33 të besuarit e Mikel Artetës zhbllokuan rezultatin me Eze pas një asisti të Kai Havertz dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për Arsenalin.

Pjesa e dytë nisi me golin e barazimit të Newcastle me Barnes pas një asisti të Osula. Pas këtij momenti, Magpies fituan zemër dhe në minutën e 62 përmbysën rezultatin teksa shënuan golin e avantazhit 2-1 me Thiaë. Arsenali nuk ishte dakord me këtë rezultat dhe në minutën e 78 barazoi shifrat në 2-2 me golin e Maduekes pas një asisti të Odegaard. Pas këtij momenti asnjë prej skuadrave nuk ishte më në gjendje që të prishë këtë ekuilibër dhe ndeshja u mbyll 2-2 me Newcastle dhe Arsenalin që u detyruan ‘të kënaqen’ me nga 1 pikë secila.

Top Channel