Partizani ka marrë një goditje të fortë për pozitat ku ndodhet. Të kuqtë që vinin pas dy fitoreve në kampionat, në rikthimin e Superligës janë mposhtur 0-1 nga Vllaznia. Në Air Albania pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën një prekje e topit me dorë nga të kuqtë u akordua penallti dhe u ekzeutua saktë nga Bekim Balaj.
Në minutën e 76 Obina la shkodranët me 10 lojtarë, por ekipi i drejtuar nga Csaba Laszlo arriti ta mbronte rezultatin dhe të merrte 3 pikët në duelin e drejtpërdrejtë mes skuadrave që rrezikojnë rënien. Partizani mbeti i fundit me 10 pikë, ndërsa Vllaznia momentalisht u shkëput në 15 pikë. Pas 12 javësh, të paktën përkohësisht, Vllaznia renditet në vendin e 6.
Më herët Teuta la pas ecurinë negative prej 3 humbjesh radhazi, duke u rikthyer te fitoret në përballjen kundër Laçit. Skuadra durrsake arriti të mposhtë 1-0 Laçin dhe të afrohej me Egnatian kryesuese që të premten u mposht 1-0 nga Skënderbeu. Teuta e Edlir Tetovës tani është në kuotën e 23 pikëve, 4 më pak se Egnatia e vendit të parë.
Më herët, për javën e 12 të Superligës, Elbasani fitoi 1-0 kundër Dinamos duke zhytur në krizë ‘nëndetësen’. Pas disfatës, te kryeqytetit pati një reagim të fortë nga presidenti Bardhi që kërcoi me largime.
Sfida tjetër e javës së 12 të kampionatit do të luhet të dielën në orën 13:30 mes Vorës dhe Tiranës.












Komente
Komento