Milan merr propozimin interesant për Camarda, në lojë përfshihet dhe objektivi i kuqezinjve për të forcuar sulmin

21 Nëntor 2026
21:00
Telesport
back button

Për shkak të minutave të pakta që ka pasur në dispozicion këtë sezon, Francesco Camarda do të largohet nga Milan gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi i ri është aktivizuar vetëm në 119 minuta këtë sezon, ndaj nuk ka rrugë tjetër përveçse largimit dhe destinacioni i ri do të jetë sërish brenda Serie A.

Gianluca Di Marzio zbulon se Cagliari është i interesuar të arrijë një marrëveshje me Milanin për Camarda-n. Ata janë të gatshëm të ofrojnë një opsion blerjeje, si dhe një klauzolë për riblerje në favor të “kuqezinjve”.

Milani është gjithashtu në kërkim të një përforcimi të ri në sulm për muajin janar; Gianluca Di Marzio shton se Cagliari është i gatshëm të ofrojë shërbimet e 19-vjeçarit Paul Mendy, ndërsa po diskutohet për një marrëveshje të mundshme për Camarda-n.

Mendy është 19 vjeç dhe ka shënuar 2 gola në 14 ndeshje këtë sezon. Senegalezi konsiderohet si një sulmues me të ardhme të madhe. Interesi për të është në rritje. Vlera në treg e Mendy është 12 milionë euro sipas Transfermarkt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit