Një moment i papritur është regjistruar gjatë protestës së sotme të studentëve në Tiranë, ku disa të rinj kanë tërhequr vëmendjen e turmës me një veprim spontan.
Teksa protestuesit marshonin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, një grup të rinjsh janë ngjitur mbi statujën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Veprimi është pritur me duartrokitje dhe entuziazëm nga demonstruesit e tjerë, duke u kthyer në një nga episodet më të veçanta të protestës.
Tubimi zhvillohet në kuadër të revoltës studentore kundër kushteve në universitete, kostove të arsimit dhe mungesës së reagimit të institucioneve ndaj kërkesave të tyre.