“Mesazhi i Ramës për Colturi-n pas fitores historike”, Xhuglini: New York Times shkroi sot për Shqipërinë

21 Nëntor 2026 | 22:17

Fitorja historike e Lara Colturi-t në Kupën e Botës në ski alpine ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. “New York Times shkroi sot për Shqipërinë falë kampiones së skive”, u shpreh Etrit Xhuglini, sekretari i Federatës Shqiptare të Skive, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku foli për rëndësinë e këtij suksesi për sportin shqiptar.

Pas triumfit të sportistes në garën e zhvilluar në Gurgl të Austrisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi fitoren një ditë historike për sportin shqiptar, duke përgëzuar Lara Colturi-n për suksesin në slalom. Rama kujtoi edhe dy vendet e dyta që skiatorja kishte arritur në vitet 2024 dhe 2025, përpara se të ngjitej këtë herë në shkallën më të lartë të podiumit.

Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, ka komunikuar me kryeministrin Rama dhe ministrin e Sportit, Blendi Gonxhja, pas fitores së sportistes. Sipas Xhuglin-it, kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për sportin, ndërsa suksesi i Lara Colturi-t ka sjellë vëmendje të madhe ndërkombëtare.

“Kryeministri ka reaguar për sportisten, ndërsa me Ramën ka komunikuar presidenti i Federatës, Elvis Toçi. Është një ditë historike për sportin shqiptar dhe një sukses që ka sjellë vëmendje të madhe për Shqipërinë edhe në mediat ndërkombëtare”, tha Xhuglini.

Xhuglini e cilësoi Lara Colturi-n një nga ambasadoret më të rëndësishme të Shqipërisë në sport, duke theksuar se arritja e saj përfaqëson një moment të veçantë për skitë shqiptare.

Fitorja në Gurgl shënon suksesin e parë të Shqipërisë në një garë të Kupës së Botës në ski alpine.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nora Malaj zbulon këshillën që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku po komentonte situatën politike në vend, tregoi edhe këshillën që i...
22:01 | 21/11/2026

Veliaj shkarkon kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve dhe Çerdheve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia, ku ndodhet në paraburgim, shkarkimin nga detyra të kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në...
21:45 | 21/11/2026

Alibali komenton reagimin e Bashkisë ndaj deklaratave të Ramës: Beteja do të mbërrijë edhe në Këshillin Bashkiak

Analisti Neritan Alibali e ka cilësuar si një shpallje lufte reagimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Asamblesë së...
21:26 | 21/11/2026