Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur Torinon me rezultatin minimal 1-0 në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Skuadra e Antonio Contes kishte nevojë për tri pikët, pas një periudhe jo të mirë rezultatesh, dhe arriti ta përmbushte objektivin përballë tifozëve të saj.
Napolitanët e nisën takimin në sulm, duke krijuar disa raste të rrezikshme që në pjesën e parë.
Scott McTominay, Matteo Politano dhe Rasmus Hojlund provuan të mposhtnin portierin Lucas Perri, por ky i fundit ishte në një mbrëmje fantastike.
Torino gjithashtu pati mundësinë e saj më të mirë në fundin e pjesës së parë, kur Rolando Mandragora goditi traversën.
Edhe pas pushimit, miqtë u përpoqën të surprizonin vendasit, duke rrezikuar në disa raste portën e Napolit.
Megjithatë, presioni i skuadrës napolitane vazhdoi dhe goli i shumëpritur erdhi në minutën e 73-të.
Ishte pikërisht McTominay ai që zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë, duke dërguar topin në cepin e portës pas një aksioni të fituar lart nga Noa Lang.
Ky realizim rezultoi vendimtar, pasi Torino nuk arriti të gjente përgjigjen deri në vërshëllimën përfundimtare.
Me këtë sukses, Napoli merr tri pikë shumë të rëndësishme dhe rikthehet te fitorja në kampionat, pas një serie rezultatesh jo bindëse.
Nga ana tjetër, Torino regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Serie A, me bilancin e një barazimi dhe tri humbjeve.
© SYRI.net
Florentino Perez paralajmëron Barcelonën: Nuk do të ndalem derisa të zbardhet rasti Negreira
Premier League/ Arsenali ndalet nga Newcastle, por ende kryeson me +6 pikë
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizënBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: