Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllen dy ndeshjet e Superligës, fitojnë Llapi e Malisheva

llapi malisheva

Janë mbyllur dy ndeshjet e xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll. 
Llapi fitoi thellë 4:1 ndaj Vushtrrisë. 

Llapi e nisi mirë ndeshjen dhe shënoi me Kevin D’Almeidan në minutën e 20-të. 

Mysafirët pas një ore lojë i barazuan shifrat me Albijon Shurdhiqin, në minutën e 60-të. 

Por pas dhjetë minutash, Llapi e nisi serinë e golave me Fiton Ademin, që realizoi për 2:1. 

Abdoulaye Yahaya në minutën e 84-t dhe Arbnor Ramadani në minutën e parë të kohës shtesë nga penalltia, ia siguruan fitoren e thellë Llapit.

Edhe Llapi fiton pikët e para Futboll Llapi fiton pikët e para

Llapi tani në vendin e parafundit i ka 11 pikë, një më pak se Drenica që është e teta. 

Vushtrria në fundin e tabelës mbetet me tri pikë. 

Malisheva fitoi me rikthim të rezultatit ndaj Dukagjinit. 

Dienit Isufi shënoi në minutën e 15-të për Dukagjini. Goli i tij u pranua pas rishikimit të situatës në VAR. 

Në minutën e 63-të, Kreshnik Uka i barazoi shifrat në 1:1. 

Nga minuta e 82-të, Dukagjini mbeti me një futbollist më pak në fushë. Egzon Sinani u përjashtua me të kuq. 

Nga penalltia i saktë për 2:1 ishte Dren Kryeziu, kapiteni i Malishevës. 

Malisheva e dyta i ka 30 pikë, ndërsa Dukagjini i ka 18 pikë në vendin e gjashtë.


Llapi fiton bindshëm ndaj Vushtrrisë

Ndeshjen e dy skuadrave jo mirë të renditura në tabelë e ka fituar Llapi që e mposhti bindshëm Vushtrrinë. 

Të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi fitoi me rezultatin 4:1, dhe për trajnerin Tahir Batatina, ishte fitorja e dytë rresht. Ndeshja i takoi xhiros së 14-t të Superligës së Kosovës në futboll. 

Llapi tani në vendin e parafundit i ka 11 pikë, një më pak se Drenica që është e teta. 

Vushtrria në fundin e tabelës mbetet me tri pikë. 

Llapi e nisi mirë ndeshjen dhe shënoi me Kevin D’Almeidan në minutën e 20-të. 

Mysafirët pas një ore lojë i barazuan shifrat me Albijon Shurdhiqin, në minutën e 60-të. 

Por pas dhjetë minutash, Llapi e nisi serinë e golave me Fiton Ademin, që realizoi për 2:1. 

Abdoulaye Yahaya në minutën e 84-t dhe Arbnor Ramadani në minutën e parë të kohës shtesë nga penalltia, ia siguruan fitoren e thellë Llapit.


Llapi në epërsi të thellë

Edhe Malisheva kthehet te fitoret, thellon krizën e Llapit Futboll Malisheva kthehet te fitoret, thellon krizën e Llapit

90+1’ Llapi – Vushtrria 4:1 Arbnor Ramadani


Malisheva në epërsi ndaj Dukagjinit

Malisheva – Dukagjini 2:1 Dren Kryeziu 84’ 


84’ Llapi – Vushtrria 3:1 Abdoulaye Yahaya


Llapi sërish në epërsi

70’ Llapi – Vushtrria 2:1 Fiton Ademi


Barazon edhe Malisheva

63’ Malisheva – Dukagjini 1:1 Kreshnik Uka

Barazon Vushtrria

60’ Llapi - Vushtrria 1:1 Albijon Shurdhiqi


Mbyllen pjesët e para60

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve Malisheva – Dukagjini dhe Llapi – Vushtrria. 

Dukagjini është duke fituar 1:0 në “Liman Gegaj” ndaj Malishevës, me golin e Dienit Isufit në minutën e 15-të. 

Goli i Isufit u pranua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje pas pasimit të Altin Merlakut. 

Ndërkohë, Llapi është duke e mposhtur 1:0 skuadrën e Vushtrrisë me golin e Kevin D’Almeidas. D’Almeida shënoi në minutën e 20-të me gjuajtje të saktë nga zona.


Llapi në epërsi ndaj Vushtrrisë

20’ Llapi – Vushtrria 1:0 Kevin D’Almeida

Edhe Dukagjini ia shkakton Llapit disfatën e katërt radhazi Futboll Dukagjini ia shkakton Llapit disfatën e katërt radhazi

Dukagjini në epërsi ndaj Malishevës

15’ Malisheva – Dukagjini 0:1 (Dienit Isufi)