Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar vizitën e tij në familje.
Ai ka qëndruar për katër ditë rresht, nga disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania në Prishtinë.
Ai ka ardhur në një vizitë që iu miratuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për siç u tha, arsye humanitare.
Është raportuar se gjendja shëndetësore e gruas së tij nuk është e mirë.
Krasniqi pritet të kthehet sot në Hagë.
Edhe
Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia në ditën e dytë të vizitës së tij
Krasniqi është marrë nga automjetet e EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së kanë qenë të ë pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Përpos që vizita familjare u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për të pati edhe kufizime në kontaktet me të afërmit. Një prej personave që nuk arriti ta takojë, është vëllai i tij, Daut Krasniqi. Ai ka treguar se nuk iu lejua t’i afrohet shtëpisë, pasi familjarët druheshin se një përpjekje e tillë mund të rrezikonte ndërprerjen e vizitës.
Krasniqi është dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale në Hagë me 25 vjet burgim për krime lufte.
Krasniqi gjendet në paraburgim që nga nëntori i 2020-s.
Ai është dënuar në shkallë të parë së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Edhe
Krasniqi në vizitë te familja shkaku i gjendjes shëndetësore të gruas
Mbrojtja e tij dhe e tre të tjerëve do ta apelojnë vendimin.
Kjo është vizita e dytë që Krasniqi e bën në Kosovë prej kohës kur është arrestuar gjashtë vjet më parë. Vizitën e parë e kishte realizuar më 10 tetor të vitit 2024, pas vdekjes së vëllait të tij, Azem Krasniqi. Edhe atëherë, Trupi Gjykues ia kishte miratuar kërkesën për arsye bindëse humanitare. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi kishte vizituar varrin e të vëllait në Negroc të Drenasit dhe ishte takuar me familjarët.