Verstappen triumfon në Las Vegas në garën më spektakolare të vitit, sërish incident mes dy pilotëve Ferrari

22 Nëntor 2026
6:44
Telesport
back button

Max Verstappen me Red Bull fitoi mëngjesin e së dielës garën e Las Vegas në Formula 1, në fund të një gare emocionuese dhe spektakolare nga xhiro e parë deri tek e fundit. Një triumf mëse i merituar i holandezit, që arriti të përballojë me sukses sulmet e të gjithë rivalëve.

Pesë vendet e para e mbyllën garën në harkun e 3 sekondave, cka tregon për rivalitetin e madh në pistë, në një garë të hapur. Në podium, në vendin e dytë dhe të tretë, u ngjitën edhe dy makinat McLaren, me Lando Norris që la pas shokun e etij të skuadrës Oscar Piastri.

Vetëm i katërti kampioni i saposhpallur i botës Kimi Antonelli, që në xhiron e parafundit nga kandidat për fitoren iu desh të duelonte me Pierre Gasly (vendi 5 me Alpine) për vendin e katërt. Duket se italiani nuk e zgjidhi mirë momentin e përdorimit të baterisë dhe humbi terren atëherë kur nuk duhej.

Në vendin e gjashtë u rendit Franco Colapinto e pas tij, në zonën e pikëve edhe Lewis Hamilton, Carlos Sainz, George Russell e Charles Leclerc. Ajo që ra sërish në sy është rivaliteti në pistë mes dy pilotëve të Ferrari, që sërish patën një kontakt dhe treguan se nuk shkojnë mirë mes tyre.

Gara pati edhe një moment kur në pistë hyra makina e sigurisë, ndërkohë që përgjatë gjithë garës, Verstappen alternonte vendin e parë fillimisht me Russell e më pas me Norris dhe Antonelli. Gjithsesi, në fund holandezi gjithnjë ia dilte të merrte kreun dhe fitoi me meritë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit