AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

Gëzim KabashiGëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
termeti durres
Kryeministri Edi Rama dhe ekspertë izraelitë inspektojnë banesat e dëmtuara në Durrës pas tërmetit të fuqishëm. 9 dhjetor 2019. Foto: Adnan Beci/LSA

Ndërhyrjet abuzive në dyqanet e kateve të para dhe në apartamentet e pallateve në Durrës kanë rifilluar shumë shpejt pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë e ndërtesave në një qytet që ende po përballet me pasojat e fatkeqësisë.

Asokohe, ekspertët i konsideruan ndërhyrjet e pakontrolluara në strukturat e godinave si një nga faktorët që rënduan pasojat e tërmetit, i cili shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Por gati shtatë vjet më vonë, kujtesa e tragjedisë duket se po zbehet, ndërsa ndryshimet e planimetrive dhe përshtatja e ambienteve për funksione të reja vijojnë në pallatet e qytetit.

“Ndërhyrjet e tanishme në godina janë tregues se ne e kemi kujtesën të shkurtër dhe se i kemi harruar shpejt pasojat e fatkeqësisë,” tha për BIRN inxhinieri Alier Cara.

Sipas tij, ndryshimet e planimetrive në mjediset e shërbimit shpesh justifikohen me arsyetimin se tërmetet e forta në Durrës ndodhin mesatarisht një herë në 100 vjet.

“Duket sikur qyteti ka fituar një amnisti nga tërmetet, por kjo bëhet thjesht për të justifikuar ndërhyrjet në banesat e ndërtuara në kohë të ndryshme në qytetin antik,” u shpreh Cara.

Shqetësimet e ekspertëve për ndërhyrjet në ndërtesa shoqërohen me gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar mangësi serioze në veprimtarinë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Durrës.

Sipas raportit të auditimit të publikuar në vitin 2026, në 200 raste kryeinspektori i IMT-së nuk kishte nxjerrë urdhrat e ekzekutimit për vendimet e prishjes së ndërtimeve të paligjshme. Në 23 raste të tjera, megjithëse ishin evidentuar elementë të veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, inspektorati nuk i kishte referuar shkeljet pranë organeve ligjzbatuese.

Auditimi evidentoi gjithashtu trajtim të ndryshëm të subjekteve që kishin kryer ndërtime pa leje. Në disa raste, ndërhyrje si ndërtimi i mureve rrethuese apo portave ishin referuar për ndjekje penale, ndërsa shkelje të tjera nuk kishin ndjekur të njëjtën procedurë.

Shkelje u konstatuan edhe në administrimin e gjobave. Në 65 raste, inspektorati kishte vendosur gjoba fikse prej 500 mijë lekësh për punime pa leje, pa zbatuar metodologjinë ligjore të përllogaritjes së tyre. Ndërkohë, në 252 raste mungonte dokumentacioni që provonte njoftimin e subjekteve të gjobitura.

Gjatë viteve 2023–2024, inspektorati vendosi gjoba me vlerë të përgjithshme prej rreth 79.5 milionë lekësh, por arriti të arkëtonte vetëm 10 milionë lekë, ose rreth 13% të shumës. KLSH evidentoi gjithashtu se nuk ishte ndjekur siç duhej ekzekutimi i detyrueshëm i gjobave të papaguara.

Megjithëse auditimi nuk përcakton nëse rastet e ndërtimeve të paligjshme lidhen me ndërhyrjet në strukturat e pallateve, gjetjet e tij ngrenë pikëpyetje mbi aftësinë e autoriteteve vendore për të kontrolluar territorin dhe për të parandaluar punimet e paligjshme.

Menjëherë pas sezonit veror, në Durrës intensifikohen punimet e rikonstruksionit në lokalet e shërbimit, shpesh të shoqëruara edhe me ndryshimin e destinacionit të tyre, si për shembull nga restorante në dyqane.

Në një nga pallatet pranë shëtitores “Taulantia”, të gjitha lokalet e katit të parë janë kthyer në miniapartamente për akomodim afatshkurtër.

“Duket se kishin më shumë fitim me qiratë ditore sesa me të ardhurat nga dyqanet e zakonshme,” tha për BIRN Beniamin Doda, banor i së njëjtës lagje.

Sipas tij, ndërhyrje të tilla nuk kufizohen vetëm në katet e para, por janë të përhapura edhe në apartamentet e banimit.

“Përveç zhurmës që vazhdon për disa javë, orë e pa orë, punimet tejkalojnë edhe projektin fillestar të pallatit,” tha Doda.

Ai shprehet se për banorët është e vështirë të kuptojnë nëse punimet janë të autorizuara dhe nëse respektojnë kushtet e sigurisë.

“Mjafton një formular i lëshuar nga njësia administrative, që zakonisht vendoset në hyrje të banesës, ku hyjnë e dalin me ashensor, bashkë me ustallarët, edhe thasët me copat e suvasë që shkulet nga muret, pllakat e reja apo thasët e çimentos,” shtoi ai.

Arkitekti Artan Kaçani e lidh përhapjen e ndërhyrjeve abuzive me mungesën e kontrollit dhe të një sistemi të plotë evidentimi të njësive të shërbimit.

Sipas tij, mungesa e një adresari për lokalet dhe dyqanet, që ndodhen kryesisht në katet e para të pallateve, ka lehtësuar kryerjen e ndërhyrjeve pa respektuar procedurat.

Mungesa e monitorimit gjatë punimeve dhe informaliteti i njësive të shërbimit kanë favorizuar gjithashtu ndryshimet e destinacionit dhe të planimetrive të ndërtimit.

“E njëjta gjë ndodh edhe me apartamentet e banimit,” tha Kaçani.

Ndryshimi i funksionit të një ambienti nuk përbën domosdoshmërisht rrezik për qëndrueshmërinë e një ndërtese. Por specialistët paralajmërojnë se ndërhyrjet në elementët mbajtës, të kryera pa projekt teknik dhe pa kontroll, mund të cenojnë sigurinë e godinave, veçanërisht në rast të lëkundjeve të forta sizmike.

Ndërkohë, afro një mijë familje durrsake që humbën shtëpitë nga tërmeti i vitit 2019 po transferohen në lagjen e re të ndërtuar në Spitallë, disa kilometra larg qendrës së qytetit.

Por as në lagjen e re me emrin “Rilindja” dhe as në qendër të Durrësit nuk ka një shenjë simbolike që të përkujtojë shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti dhe të shërbejë si kujtesë për domosdoshmërinë e sigurisë së ndërtesave.

Për ekspertët, mësimet e tërmetit nuk duhet të kufizohen te rindërtimi i banesave të dëmtuara, por duhet të përkthehen në standarde më të forta kontrolli dhe në parandalimin e ndërhyrjeve që mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë e godinave.

Megjithatë, inxhinieri Alier Cara vlerëson përpjekjet për të përmirësuar kapacitetet profesionale në vlerësimin e dëmeve dhe përballimin e emergjencave sizmike.

“Instituti i Ndërtimit në Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim, po bën një punë të mirë për efektet e post-tërmetit, si dhe evidentimin e dëmeve prej tij,” tha ai.

Sipas Carës, programi, i cili ka trajtuar Durrësin si model, parashikon edhe trajnimin e inxhinierëve që do të jenë në vijën e parë të vlerësimit të dëmeve në rast të një fatkeqësie të ardhshme.

“Tërmete mund të bien përsëri,” paralajmëroi ai.

 

termeti durres

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

08:00 | 22/11/2026
sranson veteran 2698167 1920

Amerika pas zgjedhjeve të mesmandatit

20:23 | 21/11/2026
gvvkzqw 202611021653111135

Revoltat e të rinjve

07:25 | 21/11/2026
ibkrgjb 20260805210331134

FMN kundërshton uljen e TVSH-së për ushqimet dhe heqjen e taksës së qarkullimit

21:45 | 20/11/2026
Basti i madh i Macron u shpërblye

Rrënjët e dështimit të Emmanuel Macron

17:12 | 20/11/2026
vlore

Konfiskohen 16 milionë euro prona të Artur Shehut dhe rrethit të tij në Ujë të Ftohtë

13:45 | 20/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.