Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e kësaj të diele Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Përkrah një videoje të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, kreu i qeverisë u ka uruar qytetarëve një fundjavë të qetë, duke vlerësuar rëndësinë historike dhe kombëtare të gjuhës shqipe.
“Mirëmëngjes, dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë,” shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.
Dita e Alfabetit shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 1908, ku intelektualët dhe patriotët shqiptarë të asaj kohe unifikuan alfabetin e gjuhës shqipe, duke vendosur një nga gurët më të rëndësishëm të themelit për identitetin dhe kulturën kombëtare.
Kongresi u zhvillua në Manastir, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane dhe sot qyteti i Bitolës në Maqedoninë e Veriut, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. Në të morën pjesë 50 delegatë dhe 18 vëzhgues. Kryetar i kongresit ishte Mit’hat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjergj Qiriazi.
Vendimet e Kongresit të Manastirit i dhanë fund përdorimit të alfabeteve të ndryshme dhe hodhën themelet për një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar.
Në Shqipëri, 22 Nëntori u shpall festë zyrtare në vitin 2023. Kjo datë përkujtohet gjithashtu në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në komunitetet shqiptare në diasporë.
Veliaj shkarkon kryeinspektorin e IMT-së dhe drejtoreshën e Kopshteve dhe Çerdheve
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë pas marshimit në disa rrugë të Tiranës
Aksident fatal në Fier, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë (VIDEO)
- 08:07 Sulmohet nga dronët anija ruse e mallrave në Gjirin e Finlandës, evakuohet ekuipazhi
- 08:04 Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim
- 03:38 Protesta dhe tensione në Francë, “Jelekët e Verdhë” dalin sërish në rrugë
- 02:26 Greva në Belgjikë, të hënën anulohen shumica e fluturimeve në aeroportin e Brukselit
- 01:15 Studimi 30-vjeçar: Vetmia kronike rrit me 38% rrezikun për demencë
- 00:05 Studimi: Përdorimi i telefonit nga prindërit lidhet me vonesat në të folur te fëmijët