Dita e Alfabetit, Rama: Gjuha shqipe - kujtesa e kombit dhe fryma e së ardhmes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila shënohet më 22 nëntor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një video, Rama ka uruar qytetarët për këtë ditë të veçantë, duke vënë në pah rëndësinë e gjuhës shqipe në ruajtjen e kujtesës dhe identitetit kombëtar.
“Mirëmëngjes, dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, ka shkruar Rama në postimin e tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
































