Dita e Alfabetit/ Rama uron me pamje nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe: Nën hijeshinë e këtyre gërmave frymon e ardhmja

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Kjo datë shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Më 22 nëntor 1908, në Manastir, përfundoi Kongresi i Manastirit, ku delegatë nga treva të ndryshme shqiptare u mblodhën për të diskutuar dhe vendosur mbi një alfabet të përbashkët të gjuhës shqipe.

Të lidhura

None found

Ky vendim shënoi një hap të rëndësishëm drejt njësimit të shkrimit të shqipes, duke ndihmuar në zhvillimin e arsimit, botimeve në gjuhën amtare dhe në forcimin e identitetit kombëtar.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë ka zgjedhur të urojë qytetarët për këtë ditë të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar, duke iu referuar shkronjave shqipe si simbol i kujtesës dhe i së ardhmes së kombit.

“Në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

 


Shtuar më 22.11.2026 08:33

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarymarsbahishttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjokerbet