Wall Street Journal: Kim Jong Un po zgjeron kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, çfarë zbuluan imazhet satelitore Me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka përcjellë një mesazh urimi, duke kujtuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe vendimin për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Në mesazhin e tij, Kryetari Peleshi e cilëson Kongresin e Manastirit si një hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe të orientimit të tij perëndimor.
Nga 14 deri më 22 nëntor 1908, delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, me bindje dhe besime të ndryshme, u mblodhën rreth një ideali të përbashkët, njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Një përpjekje historike, frytin e së cilës shqiptarët e kanë sot në duar sa herë shkruajnë dhe lexojnë me 36 shkronjat e alfabetit të tyre.
Për këtë përvjetor, urimi i Kryetarit të Kuvendit shoqërohet edhe me pamje të krijuara përmes teknologjisë, të frymëzuara nga fotografia historike e Kongresit të Manastirit, duke sjellë në një formë të re kujtesën e këtij momenti të rëndësishëm të historisë kombëtare.
Mesazhi i Kryetarit të Kuvendit nënvizon gjithashtu rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen, pasurimin dhe promovimin e gjuhës shqipe, si një vlerë themelore e identitetit kombëtar dhe e trashëgimisë sonë kulturore. Ruajtja dhe përcjellja e saj te brezat e ardhshëm mbetet një përgjegjësi e përbashkët, në të cilën institucionet kanë një rol të veçantë.
Top Channel